Kirurgjia është një teknikë mjekësore e cila nënkupton kryerjen e një veprimi fizik mbi indet, më shpesh me një incision (prerje) dhe suturë (qepje).
Kirurgjia e përgjithshme dhe ajo viscerale (digjestive) është një degë e kirurgjisë, e cila trajton patologjitë kirurgjikale të tubit tretës (digjestiv), por edhe jashtë tubit tretës, si patologjitë e paretit abdominal, patologjitë e gjëndrave endokrine (gjendrat tiroide apo ato mbiveshkore), patologjitë kirurgjikale të shpretkës, të gjirit, tumoret sipërfaqësore etj.
Kirurgjia laparoskopike është një variant i kirurgjisë klasike laparotomike (kirurgjisë së hapur). Ajo konsiston në kryerjen e një prerje të vogël përmes së cilës mbushet kaviteti abdominal me dioksid karboni dhe duke parë më pas nëpërmjet një kamere kryhen veprime të ndryshme kirurgjikale me instrumentet përkatëse.
Kirurgjia laparoskopike konsiderohet kirurgjia e mijëvjeçarit të tretë. Fillimisht e aplikuar në gjinekologji dhe më pas në kirurgji viscerale (kolecistektomia e parë u krye nga Philippe Mouret në Lyon 1987) sot ka kudo tentativa dhe rezultate premtuese për trajtimin e patologjive të ndryshme kirurgjikale me laparoskopi.
Zhvillimi i kirurgjisë digjestive tek ne.
Kirurgjia digjestive funksionon në këtë spital prej shtatorit të vitit 2008 me hapjen dhe funksionimin e mirë, bashkëveprues dhe intensiv të shërbimeve poliklinike, laboratorike dhe imazherike moderne, bllok operator dhe reanimacion bashkëkohor dhe shërbim kirurgjikal totalisht i kompletuar.
Kirurgjia përfshin një staf të kualifikuar me specializime afatgjata në SHBA, Francë, Danimarkë, Belgjikë, Itali, Austri, Turqi etj.