Dr. Shkelzen Kadriu

Specialist i Neuropsikiatrisë


Kreu fakultetin e mjekësisë ne vitin 1983 në Universitetin e Prishtinës.

📌 Specializimin nga lëmi i neurologjisë, në vitin 1995 në Universitetin e Tiranës.

📌 Specializimin nga lëmi i Psikiatrisë, në vitin 1997 në Universitetin e Prishtinës.

📌 Trajnime profesionale të shëndetit mendor në Trieste të Italisë, Birmingham të Anglisë dhe trajnim menaxhimi shëndetësor në Nottingham të Anglisë . Ka kryer edhe trajnimin bazik nga Psikiatria forenzike me ekspert Finlandez.

📌 Është anëtar i shoqatës së Neurologëve të Kosovës , Asociacionit të psikiatërve të Kosovës dhe Lidhjes së Psikiatrisë Shqiptare.

📌 Doktor i Mjekësisë në Shtëpinë e Shëndetit në Gjilan nga viti 1983 deri në vitin 1991.

📌 Në vitet 1995-1999 morri pjesë si vullnetar në Shoqatën humanitare Nene Tereza, në Këshillimoren për nëna dhe fëmijë, si mjek specialist Neuropsikiatër.

📌 Nga qershori 1999 në Shtëpinë e shëndetit ne Gjilan si mjek specialist neuropsikiatër.

📌 Nga viti 2001 ka qenë koordinator dhe zyrtar regjional për shëndet mendor dhe drejtor i QSHM –së, në Gjilan, gjer në vitin 2005.

📌 Në 2007 ka punuar si mjek specialist neuropsikiatër në SPGJ , në repartin e Psikiatrisë , ku për 13 vite ka ushtruar pozitën e shefit të repartit Psikiatrik .

📌 Aktualisht ofron shërbime për neurologji dhe psikiatri në Poliklinikën “Diagnoza” që nga viti 2009.

📌 Kryen shërbime neurologjike si konsulta neurologjike nga i gjithë spektri i neurologjisë klinike.

📌 Kryen shërbime psikiatrike si:

– Konsulta psikiatrike përmes seancave individuale, psikoterapi familjare, psikoterapi afatshkurtër individuale.

📌 Vlerësim neurologjik dhe psikiatrik për kandidatët që pajisen me patentë shofer.
Ekspertiza ligjore psikiatrike.