Dr. Shaban Lenjani
Specialist i Radiologjisë
Kreu Fakultetin e Mjekësisë në vitin 1990 – me përvojë pune 32 vjeqare në mjekësi.
Përfundoi specializimin e Radiologjisë në vitin 2000 – me përvojë pune 22 vjeqare.
Punon në Shërbimin e Radiologjisë pranë Spitalit Regjional në Gjilan.
Anëtar i Odës së Mjekëve të Kosovës.
Anëtar i Shoqatës së Radiologjisë së Kosovës.
Kryen keto metoda diagnostike ekografike dhe radiologjike:
– Ultrazërin (Ekografinë) e abdomenit si teresi.
– Ultrazërin (Ekografinë) e gjirit.
– Ultrazërin (Ekografinë) e qafës-gj. tyreoide,gj. të pshtymës,gj. lymfatike,indet e buta te qafes.
– Ultrazërin (Ekografinë) e indeve të buta në regjionet tjera të trupit.
– Ultrazërin (Ekografinë) e muskujve,nyjeve të mëdha dhe të ligamenteve.
– Ultrazërin (Ekografinë) e testiseve.
– Interpretimin e radiografive konvencionale të gjitha pjesëve të trupit.
– Interpretimin e mamografisë.
– Interpretimin e CT skenerit e të gjitha regjioneve të trupit.
– Konsultimin e pacientëve që kanë nevojë për t’i kuptuar thjesht ekzaminimet radiologjike dhe udhëzon për mjekim të specialistet adekuat.
Moto e punës:
Ofrim i diagnozës radiologjike-ekografike sa më kualitative për pacientë.
Diagnostifikim objektiv radiologjik që ndihmon në mjekim te sigurt.
Ekografia e organeve abdominale si metodë diagnostike është pa rrezatim, të praktikohet sa më shumë që ka mundësi, menjeherë pas stetoskopit dhe ekzaminimit objektiv.
Kontakti i Dr. Lenjanit: +383 (0)44 231 484