Dr. Fadil Qerimi
Internist – Reumatolog
Kreu Fakultetin e Mjekësisë së Përgjithshme dhe specializimin nga Mjekësia Familjare në Prishtinë.
Gjithashtu, kreu subspecializimin nga Reumatologjia në QKUK Prishtinë.
Ish mësimdhënës në SHMM “Asllan Elezi”.
Pjesëmarres i rregullt i shumë trajnimeve,kongreseve kombëtare dhe ndërkombëtare.
Përvojë 20 vjeqare në ofrimin e shërbimeve mjekësore nga mjekësia familjare, shërbimi i urgjencës mjekësore, mjekësia interne si dhe Reumatologjia.
Aktualisht punon në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit ku ofron këto shërbime:
– Vizita specialistike nga Mjekësia Interne
– Vizita Reumatologjike
– Diagnostikimi dhe mjekimi i sëmundjeve të nyjeve, muskujve dhe kockave si:
Sëmundjet sistemike të sistemit osteo-muskular (Artriti Reumatoid, Artriti Psoriatik, Spondiliti Ankilozant, Ethet Reumatizmale),
Sëmundjet degjenerative të sistemit osteomuskular (Osteoartriti, Spondolitet),
Sëmundjet sistemike autoimune që prekin kockat dhe nyjet (Lupusi Sistemik Eritematoz, Sklerodermia, Sindromi Sjögren, Sindromi Antifosfolipidik, Polimioziti dhe Dermatomioziti).
– Vaskulitet (Sy.Behçet, Takayasu arteritis, Sy. Raynaud)
– Sëmundjet metabolike të kockave (Artriti Urik-Gihti, Osteoporoza)
– Sëmundjet periartikulare (Periartriti i krahut, Sindromi i Tunelit Karpal, Tendinitet, Fascitet)
– Sindromi i lodhjes kronike
– Dhimbjet e shtyllës kurrizore -Fibromialgjia etj.