Dr. Bekim Ademi
Mr. Sci. PhD, Specialist i Kirurgjisë Vaskulare
Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Rijekë të Kroacisë.
Specialist i Kirurgjisë Vaskulare nga viti 2004.
Magjister i shkencave kirurgjike që nga viti 2010.
Kandidat i studimeve të doktoraturës prej vitit 2021.
Avansime, trajnime dhe punë në spitale të ndryshme si në:
-Spitali Dubrava në Zagreb të Kroacisë.
-Klinikën Universitare në Dyzeldorf, Gjermani.
-Herzcentrum në Bad Kroizingen, Gjermani.
-KH Winthertur të Zvicrrës.
-Klinikën Universitare Oulu në Finlandë.
Pjesëmarrës aktiv në shumë trajnime dhe kongrese në vende të ndryshme të Europës.
Punon në QKUK dhe ka kryer disa operime të rralla në Kosovë dhe me punime të publikuara në revista ndërkombëtare.
Gjithashtu, kryen keto shërbime:
– Sëmundjet e venave si: venat e zgjeruara të cilat mjekohen me metoda të reja si p.sh., me Radiofrekuencë, operim dhe me skleroterapi.
– Tromboza e venave te thella dhe siperfaqesore me trajtim konzervativ dhe operativ.
– Semundjet e arterieve te këmbëve dhe duarve sic është ateroskleroza dhe trajtimi operativ si p.sh.: By-pass i arterieve të këmbëve.
– Diagnostifikimi i sëmundjeve të arterieve të qafës, arteriet karotide, me echidoppler dhe trajtimi kirurgjik i tyre për të prevenuar insultin cerebrovaskular.
– Shputa diabetike dhe mjekimi ambullantor i komplikimeve të diabetit.
– Malformacionet vaskulare të ndryshme në gjymtyrë.
– Diagnostifikimi dhe trajtimi i zgjerimit të Aortës Abdominale.
– Trajtimi dhe operimi i tumoreve të indeve të buta në gjymtyrë si dhe shumë patologji të tjera.